Lionel Messi ka fituar “topin a arte” për vitin 2015.Nuk ka surpriza ne “Fifa Ballon D’or” ne ketë mbrëmje te veçante ku argjentinasi ka dale serish triumfues.

Përballe tij ishte rivali i viteve te fundit Cristiano Ronaldo dhe shoku i tij i ekipit Neymar. Messi e çon ne 5 numrin e këtij titulli personal te fituar gjate karrierës se tij si futbollist.Pasi është lënë në hije nga rivali i tij Cristiano Ronaldo në 2014-ën, ky ka qenë viti i rilindjes së Messit. Ka fituar pothuajse çdo trofe me Barcelonën dhe forma e tij ka qenë në një nivel të jashtëzakonshëm: golat e tij dhe asistet do të kishin qenë akoma më të lartë po të mos ishte dëmtuar në vjeshtë. Sulmuesi argjentinas ka fituar Topin e Artë për herë të pestë në karrierën e tij, që po bëhet gjithmonë dhe më legjendare nga viti në vit.

Mosha: 28

Ekipet: Barcelona, Argjentinë

Gola: 52

Asiste: 26

Trofe të fiuar: Champions League, La Liga, Kupa e Mbretit, Botërori për Klube

Topa të Artë: 5