
Liqeni i Shkodrës, një nga pasuritë natyrore më të mëdha të vendit, javën që lamë pas u bë qendra e festimeve për përvjetorin e shpalljes si zonë e mbrojtur. Përveç aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe kulturore, ky përvjetor solli edhe një lajm të rëndësishëm: Ministria e Mjedisit ka finalizuar aplikimin për përfshirjen e liqenit në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s
Ky hap përfaqëson një tjetër përpjekje serioze për të promovuar dhe mbrojtur biodiversitetin e rrallë të liqenit.
Përfshirja në këtë program do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare, më shumë mbështetje për zhvillim të qëndrueshëm dhe më shumë mundësi për komunitetet lokale që bashkëjetojnë me këtë mrekulli natyrore.
Liqeni i Shkodrës është një nga zonat më të pasura në europë për biodeversitet, me një larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë.
Në censin ndërkombëtarë të shpendëve ujorë për vitin 2025, liqeni i shkodrës u rendit në vendin e dytë me rreth 24 mijë individë, për numrin e specieve






