Nxënësit e gjimnazit jopublik “Atë Pjetër Meshkalla” janë bërë pjesë e diskutimeve mbi menaxhimin dhe problematikat me të cilat përballet Liqeni i Shkodrës.

Për t’iu përgjigjur pyetjeve të nxënësve ishin ftuar përfaqësues të Drejtorisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në Bashkinë Shkodër. Ky prjekt i mbështetur nga Ambasada Amerikane përfshin 4 faza, ku fillimisht është evidentimi I problematikave dhe diskutimi mbi mënyrat e menaxhimit. Përfaqësuesit e Bashkisë Shkodër iu përgjigjen pyetjeve të nxënësve edhe në lidhje me fondet e bankës botërore për menaxhimin e liqenit, marrëdhëniet me Malin e Zi për administrimin si dhe fondet e qeverisë shqiptare për ruajtjen ë florës dhe faunës.