Një nga pasuritë më të mëdha natyrore të vendit, Liqeni i Shkodrës, mund të bëhet së shpejti pjesë e programit “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s. Ministria e Mjedisit ka përfunduar aplikimin zyrtar për ta përfshirë liqenin në këtë listë, që synon mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me vlera të veçanta natyrore.
Dardha ndër të tjera tregon se me përfshirjen e Liqenit të Shkodrës në UNESCO synohet edhe të minimizohen problematikat e ndryshme si peshkimi i paligjshëm, ndotja e liqenit etj
Aplikimi për përfshirjen e Liqenit të Shkodrës në UNESCO pritet të sjellë bashkëpunime të reja ndërkombëtare.
Ky liqen njihet për ekosistemin e tij me vlera të rralla, që shtrihet përgjatë kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakQYTETARËT SKPETIKË NDAJ BARAZISË GJINORE
Artikulli tjetërUET DHE PRIMOS PROPERTY TRAJNIM PROFESIONAL