Pas një kalvari të gjatë pune të udhëhequr nga Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me bashkitë Shkodër e Malësi e Madhe dhe shoqatat mjedisore, Liqeni i Shkodrës ka arritur një triumf ndërkombëtar. Ai është shpallur zyrtarisht “Rezervë Biosfere” në UNESCO, në kuadër të programit “Njeriu dhe Natyra”.
Drejtori i ADZM Shkodër, Agim Dardha, sqaron përfitimet direkte që ky status do të sjellë për liqenin dhe mbarë territorin përreth.
Përveç mbrojtjes së ekosistemit, ky certifikim i lartë pritet të japë një hov të ri në zhvillimin ekonomik të zonës, duke prekur drejtpërdrejt komunitetin lokal përmes turizmit të qëndrueshëm.
Përfshirja në UNESCO do të sjellë gjithashtu një kontroll shumë më të rreptë sa i takon ndotjes mjedisore, duke vendosur kritere rigoroze për ruajtjen e ujit dhe biodiversitetit.

Artikulli paraprakLIQENI NË UNESCO, RAMA: FRYT I PUNËS SONË DIPLOMATIKE
Artikulli tjetërBESIMTARËT E KRISHTERË KREMTUAN FESTËN E KORPIT TË KRISHTIT