Banorët në lagjen “Liria” kanë protestuar sepse atyre u është ndërprerë energjia elektrike.

Shkak është bërë mospagesa e tyre për vite me radhë e faturave të energjisë elektrike, kjo nga problemet ekonomiko-sociale që kanë por edhe abuzimet e ndonjë shkruesi në kohën e CEZ. Në rast se nuk gjehet një zgjidhje banorët e lagjes “Liria” thonë se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë. Në lagjen “Liria” mes shumë vështirësive prej 25 vitesh jeton komuniteti egjyptian, për të cilët edhe pse premtimet kanë qenë të shumta bashkë me miliona lekë projektesh ende ndodhen mes shumë problemesh.