3 maji njihet si dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Në vigjilje të kësaj dite, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka shkruar një mesazh në “Twitter”.

Soreca thotë se lira e shtypit është themeli i shoqërive demokratike dhe mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje të informuara. Sipas Sorecës liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë.

“Liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje të informuara. Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë”, shkruan Soreca

foto galeri