Lirimi Genc Tafilit, reagon Prokuroria: Lirimi i tij i paligjshëm, të hetojë KLD

Prokuroria e Krujës ka reaguar në lidhje me vendimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha që ka lënë të lirë Genc Tafilin, të dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Komisarit të Policisë, Arben Zylyftari. Reagimi i plotë i Prokurorisë së Krujës: Gjyqtarja Enkeleda Hoxha ka pranuar kërkesen e të dënuarit Genci Tafili i cili vuante dënimin ne IEVP Fushe-Kruje për lirim para kohe me kusht dhe ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga vendi i vuajtjes së dënimit duke e urdhëruar atë që të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës Krujë. Prokuroria e Krujës vlerëson vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë është marrë në kundërshtim të hapur me ligjin dhe se përbën shkak që nëse çmohet si i tillë edhe nga ju të informohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të verifikuar veprimtarinë në kundërshtim me ligjin të gjyqtares për këtë rast. I dënuari Genci Tafili që është liruar me kusht ka qenë duke vuajtur dënimin për veprën penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c te K.Penal. Konkretisht bëhet fjalë për vrasjen e Drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari dhe i kishin mbetur për të vuajtur më shumë se tre vjet burgim. Megjithëse ai rezulton të jetë një person me rrezikshmëri të lartë, as kjo rrethanë dhe as rrethanat e tjera të parashikuara në ligj nuk janë marrë në konsiderate nga gjyqtarja në fjalë. Neni 64 i K.Penal, ‘Lirimi me kusht’, parashikon shprehimisht se “ ….. nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i trete nenit 100 te K.Penal”. Në rastin konkret megjithëse dispozita ndaluese për nenin 79/c është një dispozitë urdhëruese dhe për këtë shkak prokurori në seancë ka kërkuar që të rrezohej kërkesa e të dënuarit, në mënyrë flagrante Gjykata e ka injoruar këtë pengesë ligjore dhe në shkelje të plotë të ligjit ka urdhëruar lirimin e tij. Vendimi i Gjykatës është ankimuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kruje që të nesërmen e dhënies së tij dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim në vazhdimësi ecurinë e procesit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKAPET HERIONË NË VLERË 2 MILIONË EURO, NË PRANGA 2 SHQIPTARË
Artikulli tjetërOPERACION I MADH POLICOR, KOSOVA PËRZË 123 FEMRA SHQIPTARE