Lirohen 5 punonjesit e OSHEE që u arrestuan si të dyshuar për shpërdorim detyre. Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia arrestoi 8 persona pas zbulimit të një laboratori droge në Berdicë.

Mes të arrestuarve ishin edhe 5 punonjësit e OSHEE të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës. Ndërkohë disa orë pas arrestimit, prokurori Gëzim Spahiu ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve të OSHEE.

Punonjësit e OSHEE janë I.T., P.Ç., A.H.,H.L. dhe B.A.

Artikulli paraprakEMRAT/ BASHA ZËVENDËSON MBËSHTETËSIT E BERISHËS, JA KUSH IKËN E KUSH VJEN
Artikulli tjetërUEFA EKSPERIMENTON NË PRAG NDESHJEN TIRANA-VLLAZNIA, KRIJOHET ‘KAOS’ TE TIFOZËT