Piloti italian Guido Guidi është lënë i lirë. Ai do të hetohet në gjendje të lirë, pasi pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare.

69 – vjeçari, pasi është marrë në pyetje për disa orë nga prokurorët e Krimeve të Rënda, mësohet se ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare, duke treguar emrat dhe kontaktet e personave me të cilët do të bashkëpunonte për të transportuar drogën drejt Italisë. Më herët, piloti italian, i cili mëngjesin e së enjtes u rrëzua në grykëderdhje të lumit Ishëm në Durrës teksa drejtonte një avion të vogël “Piper”, pranoi se kishte ardhur në vendin tonë për të parë terrenin dhe se pas një jave do të merrte një sasi prej 200 kilogramë kanabis. Aktualisht, mësohet se Guidi është shoqëruar në ambientet e një hoteli dhe pritet që ditën e nesërme të merret sërish në pyetje.

Artikulli paraprakRREZIMI I AVIONIT,PILOTI ITALIAN PRANON SE ISHTE TEST PER TRANSPORT DROGE
Artikulli tjetërPD: TAHIRI DEKONSPIROI HETIMIN NDAJ PILOTIT ITALIAN