Lirohet prokurori i arrestuar për korrupsion

Apeli i Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen për ish-prokurorin e arrestuar për korrupsion Petrit Vukaj. Vukaj u arrestua më 27 nëntor 2015 pasi u akuzua se mori ryshfet për të mbyllur një çështje hetimore. Ish-prokurori i Fierit kishte masën e sigurisë arrest shtëpie gjatë kohës që po zhvilloheshin hetimet. Por, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda nuk ka gjetur prova që fajësojnë Petrit Vukajn për korrupsion dhe ka pushuar hetimet për këtë dosje. Në dhjetor të 2015 ka qenë sërish Apeli i Krimeve të Rënda që i hoqi masën arrest me burg ish-prokurorit të Fierit dhe vendosi arrest shtëpie.

Artikulli paraprakFITOI TENDERIN PËR PASTRIMIN E TIRANËS LINDORE, SHKON NË GJYQ ITALIANI QË FALSIFIKOI DOKUMENTET
Artikulli tjetërDEKRIMINALIZIMI – PROKURORIA PO VERIFIKON EDHE 20 ZYRTARË TË NIVELIT TË LARTË