Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur nga selia e PS për listën e kandidatëve dhe objektivat për këto zgjedhje.

Rama thotë se ndryshimi është pika e parë e manualit të drejtimit, pasi vetë PS ka lindur nga vullneti i ndryshimit dhe askush më mirë se kjo parti nuk di të vetëndryshohet.

Sipas tij PS mbetet alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve, teksa thotë se procesi i seleksionimit të kandidatëve ka filluar kohë më parë, ndërsa si bazë janë marrë këndvështrimet e publikut, paragjykimet dhe gjykimet e mediave si dhe rrjeteve sociale apo anketimet brenda PS dhe në rang kombëtar.

”Siç e dini ne sot do zyrtarizojmë në kryesinë e partisë, përmes një formati hibrid, formacionin e skuadrës kombëtare.
Dua të ndaj paraprakisht disa fjalë mbi procesin, dhe objektivat tona.
PS ka lindur nga vullneti i ndryshimit, shpirti i ndryshimit është në ADN të kësaj familje. Ndryshimi është pika e parë sipas meje e manualit të djretimit, që e kishte si pikë referimi Nano më parë. Jam përpjekur ta forcoj dhe gdhend, me bindjen se kjo fuqia e ndryshimit është një nga fuqitë që e bën PS të pamplakshem dhe të pakonkurrueshme.
Kësaj fuqie i dedikohet fakti që jemi në krye të konkurrencës politike, mbetemi alternativa më e pëlqyer shqiptare, pavarësisht se as jemi pa gabime, as më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Askush më mirë se ne nuk di të vetëvendryshojë.
Për të ardhur deri këtu, për të seleksionuar lojtarët, kemi venodusr prej kohësh piketat e seleksionimit. Kemi integruar një mekanizëm të ri, përthithje të lojtarëve më të rinj. Platforma Deputeti që Duam. Ka pasur shprehje prekje interesi. Mbi 1 mijë e 500 të rinj. Prej të cilës ne kemi patur shumë lidhur me kapacitetin e mundshëm në dispozicion. Ky proces ka patur bosht drejtuesit politik të qarqeve, he është bauzar tek kapacitetet në dipsozicion. Jemi munduar ti shtojmë, për të patur një fushë zgjedhje me sa më shumë lojtarë të mundshëm.
Bazuar në një hulumtim të ëvmendshmë të publikut, që jemi munduar ti analizojmë natyrisht me kontaktet në terren, me interesimin e vazhdueshëm në grupe interesi, por dhe duke u mbështetur tek anketimet, qoftë brenda PS, qoftë në shkallë kombëtare, qarqe, që i kemi bërë në mënyrë të përmuajshme. Flas për anketimet. Natyrisht në gjithë formimin e kësaj skuadre, kemi pasur në vëmendje qasjen ndaj problemeve, ballafaqimin ndaj lojtarëve.
Padiskutim, juve ndoshta ju surprizën, por një pjesë e rëndësishme në këtë proces ka qenë pjesa e gjykimeve dhe paragjykimeve mediatike ndaj nesh dhe rrjeteve sociale. Vetë dinamika e zhvillimeve sociale e dinimike në kohë është shumë e rëndësishme, por në fund jo për nga rëndësia, udhërrëfyes për ne kanë qenë objektivat. Mbi bazën e këtyre që thashë për çdo qark.”- tha Rama.