
Partia Demokratike ka publikuar listën e plotë të emrave në të 12 qarqet e vendit. Në qarkun Shkodër lista kryesohet nga drejtuesi politik i PD në këtë qark Luçiano Boçi, më pas lista vijon me deputeten aktuale Greta Bardeli e cila mori edhe numrin më të lartë të votave nga gratë në primare, në vendin e trete renditet deputeti aktual dhe përfaqesuesi i Malësisë së Madhe Ramadan Likaj. Një emër surprizë i renditur i katërti në listën e mbyllur është ai i Kliti Hotit pjesë e biznesit në qytetin e Shkodrës.
Surprizë mbetet lënja jashtë listës së sigurtë të Bardh Spahisë I cili mori numrin më të lartë të votave nga dega e partisë demokratike në Shkodër. Jashtë listës së mbyllur është lënë gjithashtu deputeti aktual I PD Ludovik Hasani. Po ashtu Tedi Kopliku , pjesë e departamentit të Brain Gain të PD i cili u përfol të ishte pjesë e listës së sigurtë të PD në Shkodër, është vendosur në listën e hapur. Lista plotësohet me emrat e Gentjan Ndoj, Gloria Shllaku, Ndoc Ashta dhe Senada Mehmeti.
Pjesë e listave të hapura në Shkodër janë dhe aleatët e PD që përfaqësohen me emrat e Arben Lushaj, Matilda Matija , Liljan Idrizi dhe Ermira Ndrevashaj. Jashtë listave ka mbetur dhe drejtuesja aktuale e PD në Shkodër Eliona Shkrela e cila ishte në listën e fituesve në primaret e Shkodrës.