Operacionet për rikthimin në atdhe të shtetasve të tyre dhe të afganëve që u cenohet jeta kanë vijuar në vende të ndryshme të botës, ku deri më tani është SHBA-ja që ka arritur të “shpëtojë” më shumë qytetarë, për t’u ndjekur nga Britania e madhe, Gjermania, Franca e Spanja. Agjensia e lajmeve, Reuters ka bërë një listë ku jep një numër të detajuar të shtetasve të evakuuar deri më tani.

Numrat e evakuimit sipas vendeve deri më tani

SHBA: Ka evakuuar më shumë se 5,200 njerëz deri më tani, përfshirë 2,000 në 24 orët e fundit. Uashingtoni është zotuar se do të nxjerrë 22,000 afganë që u cënohet jeta dhe 15,000 amerikanë që ndodhen ende në vend.

Mbretëria e Bashkuar: Rreth 1,200 njerëz që nga e diela përfshirë afganë. Ajo synon të marrë rreth 1.000 njerëz në ditë

Gjermani: 500 persona që nga e diela, përfshirë 100 afganë

Francë: 209 persona, përfshirë 184 afganë

Spanjë: 500 persona

Holandë: 35 shtetas – synojnë të marrin 1,000 punëtorë afganë dhe familjet e tyre

Danimarka: 84 persona

Hungari: 26 persona

Polonia : 50 persona

Republika Çeke: 46 persona përfshirë punëtorë afganë

Japoni: 12 punonjës të ambasadës

Australi: 26 persona përfshirë afganë

India: 170 persona

Turqi: 552 persona

Zvicra: Qëllimi për të evakuuar 230 punëtorë afganë

Mes vendeve që u ka thënë “PO” pritjes së afganëve që u rrezikohet jeta nga talebanët është edhe Shqipëria. Nga sa ka deklaruar kryeministri Edi Rama brenda javës do të vijnë 1000 afganë për t’u strehuar në konviktet në Qytet Studenti dhe në hotelet në Durrës.

Ai e ka përjashtuar si mundësi që të strehohen në kampe të ndërtuara posaçërisht për ta, pasi do të ishte çnjerëzore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakULEN LEHTË TEMPERATURAT, MËSONI SI DO TË JETË PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërME PAMJE NGA BREGDETI DHE QINDRA PUSHUESIT QË PO SHIJOJNË VERËN NË SHËNGJIN, RAMA URON NJË DITË TË MBARË