Qytetarët shkodranë kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre për moskandidimin e Jozefina Topallit.

Të pyetur nga Star Plus një pjesë e tyre akoma nuk e besojnë se ish-kryeparlamentarja Topalli është përjashtuar nga listat e kandidatëve për deputetë të Shkodrës. Të tjerë nga ana tjetër deklarojnë se kohët e fundit ish-kryeparlamentarja ka njohur rënie si figurë politike brenda PD-së.

Lista e PD-së së Shkodrës kryesohet nga akademiku Romeo Gurakuqi, ndërsa emra të tjerë pritet të publikohen brenda 24 orëve të ardhshme, kjo pasi edhe kryetari i degës së PD-së Ramiz Çobaj është tërhequr nga kandidimi për deputet.

Shkodra:

Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Helidon Bushati
Nard Ndoka
Bardh Spahia
Anton Koka
Ramiz Çoba

Artikulli paraprakRRABOSHTA: NË SHKODËR 161 MIJË VOTUES PËR 2017-ën
Artikulli tjetërÇOBAJ SQARON KRYESINË PËR DORËHEQJEN