
Listat me emrat e zgjedhësve tashmë janë afishuar në çdo qendër votimi, një pjesë e të cilave janë institucione arsimore. Edhe pse qytetarët tregohen indiferent , ka nga ato që interesohen për emrat e tyre në listat e votimit dhe qendrën ku do të votojnë.
Një pjesë e qytetarëve nuk e dinë se ku do të votojnë, por ka edhe prej atyre që janë të qartë me këtë proces. Një mundësi tjetër për të kontrolluar vendin e votimit është edhe përmes portalit e- Albania ndërkohë një ditë më parë bashkia Shkodër njoftoi mbi ndryshimin e disa qendrave të votimit.
Zgjedhësit që do të votojnë tek shkolla “Ndre Mjeda” janë zhvendosura tek “Zyra e Punës” ndërsa zgjedhësit që votojnë tek shkolla “Kolë Idromeno” do të votojnë në ambjentet e shkollës “3 Dhjetori”.