Mënyra e vetme për të mbrojtur Perëndimin dhe aleatët e tij nga kërcënimet e Moskës është largimi i regjimit të Putinit nga pushteti. Kështu deklaroi publikisht Gabrielius Landsbergis, Ministër i Jashtëm i Lituanisë.

‘Një Putin i “plagosur” nga dështimet e dukshme në Ukrainë’ tha ai për Associated Press, ‘mund të jetë edhe më i rrezikshëm’. ‘Nga këndvështrimi ynë, për sa kohë që regjimi aktual është në pushtet, vendet në kufi me Rusinë do të jenë, në disa mënyrë, në rrezik. Çështja nuk është vetëm Putini, por i gjithë sistemi i tij i pushtetit’.

Lituania është një nga tre vendet baltike – kundër të cilave presioni nga Moska ka qenë gjithmonë veçanërisht i lartë. Landsbergis tha se Lituania, ashtu si Estonia dhe Letonia, do t’i kërkojë NATO-s të sigurojë më shumë mbrojtje detare dhe tokësore dhe të vendosë trupa në një mënyrë të qëndrueshme në territorin e vendeve të tyre.