Prej më shumë se 30 vitesh, banorë të zonës së “Livadheve” në lagjen “Zooteknikë” në qytetin e Shkodrës vuajnë nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Më e rëndë bëhet situata gjatë dimrit, ku gropat mbushen me ujë dhe lëvizja bëhet e vështirë për të rriturit po ashtu edhe fëmijët që shkojnë në shkollë çdo ditë.

Sipas banorëve të zonës, bashkia Shkodër duhet të asfaltojë edhe këtë pjesë të rrugës që ka mbetur peng prej vitesh.Ata kane nje thirrje drejtuar institucioneve.

Kjo rrugë me gjatësi rreth 50 metër ka mbetur peng I premtimeve të herë pas hershme nga kandidatët për deputetë. Banorët kërkojnë që të asfaltohet ky kryqëzim që lidh lagjen “Zooteknikë” me Bypassin e Shkodrës.

Po ashtu me shumë rëndësi është edhe pastrimi I kanaleve në të dy krahët e rrugës pasi si shkak I mosfunksionimit situata bëhet e pakontrollueshme gjatë stinës së reshjeve.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, HAPET EKSPOZITA UNIKE ME FOTOT E PIETRO MARUBBIT
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ AKSIDENT I RËNDË, MJETI PËRPLAS TË MITURIN