Banorët e lagjes “Livade” në Shkodër kanë ngritur si shqetësim serioz derdhjen e ujërave të zeza në një kanal pranë banesave të tyre. Problem për ta mbetet edhe aroma e rëndë dhe rreziku për infeksione. Sipas banorëve, ujërat e zeza shkarkohen në këtë zonë, ndërsa mungesa e tubacioneve të izoluara bën që mbetjet të fryhen dhe të përhapen, duke hyrë shpesh edhe në banesat e tyre.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët është edhe rreziku që paraqet kanali për fëmijët. Ata kujtojnë një ngjarje të rëndë të ndodhur më parë, ku një vajzë është mbytur në këtë kanal, dhe frikësohen se ngjarja mund të përsëritet.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë sa më parë për zgjidhjen e këtij problemi dhe për vendosjen e tubacioneve që do të shmangnin derdhjen e ujërave të zeza në këtë zonë.

Artikulli paraprakPËRLESHJE FIZIKE MES DEMOKRATËVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR FAL DETYRIMET VENDORE DERI NË VITIN 2014