Niveli i liqenit ka kaluar mbi pikën kritike duke krijuar një situatë dramatike në lagjet periferike të qytetit. Në disa banesa në lagjen Livade ka prezencë uji niveli i të cilit vende vende arrin mbi një gjysëm metri.

Kjo lagje dalengadale po merr formen e nje ishulli pasi shtepite ndodhen te rrethuara nga uji.

Familjarët po qëndrojnë në pritje për evakuim në rast se do të kemi shtim të ujit.Siç e tregojnë edhe pamjet e filmuara ditën e enjte, ne këto lagje gjithçka duket gjithcka jashbtë normales

Rritja e nivelit te ujit te Liqenit te Shkodrës kësaj radhe rrezikon për përmbytje shtëpitë ne livade.Në krahasim me një ditë më parë niveli i ujit në këtë lagje është rritur me 5 cm. Një pjesë e familjeve të akomoduara në konvikt dhe një pjesë tjetër tek të afërmit.

Në vitet 2010-2011 lagjia Livade ishte më e përmbytura në qytet. Qindra banesa qëndruan me ditët të tëra nën ujë.

Ne ultesiren e Nenshkodres dhe lagjet periferike te qytetit, prane liqenit, vazhdon situata emergjente