Në selinë e Ipeshkëvisë së Sapës në Vau Dejës u bë promovimi I librit “Kishat e Zadrimës, deri në prag të kuvendit të Arbrit” I studiueses Liza Brunga. Pas një pune te palodhur dhe 10 vite përkushtim, nën kujdesin e Dom Emiljan Palokës u zhvillua ceremonia e prezantimit të këtij libri I cili hedh dritë mbi kishat në zonën e Zadrimës për rreth 5 shekuj.
Ndërkohë, ipeshkëvi I dioqezës së Sapës Simon Kulli dhe dom Emiljan Paloka vlerësojnë përmbajtjen e këtij libri.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Hasan Muça, drejtor rajonal I arsimit ndërsa vuri theksin në disa pika kryesore të librit “Kishat e Zadrimës, deri në prag të kuvendit të Arbrit”.
Në promovimin e këtij libri morën pjesë familjarë, intelektualë dhe banorë të zonës të cilët vlerësuan punën e palodhur të studiueses Liza Brunga për të dokumentuar kishat e Zadrimës deri në prag të kuvendit të Arbrit.