Historiani Arben Llalla shkruan se Presidenti Ilir Meta ia ka dhënë nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit për shkak të miqësisë familjare, ndërsa shton se Janullatos vuan nga një sëmundje e rëndë dhe në mars do të zëvendësohet.

“Dhënia e shtetësisë shqiptare Anastas-Tasos Gierasimos Janullatosi lidhet me miqësinë e ngushtë që ka ai me familjen Meta, por edhe me sëmundjen e kancerit që e mundon Janullatosin prej disa vitesh. Pritet që deri në mars 2018 të zgjidhet Kryepeshkopi i ri i KOASH-it, i cili do jetë Mitropoliti i Korçës Joani Pelushi. Deri atëherë Zoti e mëshiroftë Anastas-Tasos Gierasimos Janullatosi”, shkruan Arben Llalla.

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për Janullatosin ngjalli shumë debat në opinionin publik shqiptar.

Artikulli paraprakROTARY SHKODRA, NDIHMA PËR FESTAT
Artikulli tjetërTRAFIKANTI I DROGËS NGATËRRON TAKSINË ME MAKINËN E POLICISË