Llalla në Bruksel: Lufta kundër korrupsionit prioritet madhor

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me shefin e zyrës evropiane kundër mashtrimit (OLAF), Giovanni Kessler, me të cilin ka biseduar për forcimin e luftës ndaj korrupsionit. Kryeprokurori ka informuar zt. Kessler lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. “Lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë”, ka theksuar Llalla. Zyra OLAF është organi i vetëm i BE-së i mandatar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e BE-së.

Artikulli paraprakBARDULLA 3 TË VERDHA, CUNGU NË “HALL” PËR MESFUSHËN
Artikulli tjetërPOLICIA SUPERMASA PËR TA MBROJTUR KRYETARIN E BASHKISE ELBASAN