Prokurori i përgjithshëm Adritik Llalla në një moment të tensionuar në vend dha një mesazh të qartë nga Shkodra duke thënë se reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut nuk mund të përdoret nga askush për t’i imponuar prokurorëve vendimarrjen e tyre në rastet e procedimeve penale.

Deklarata e kryeprokurorit erdhi gjatë analizës për 2016-ën në prokurorinë e Shkodrës. Kryeprokurori u ndal edhe në rastet e procedimeve penale në Shkodër teksa sipas tij ka një rritje të kultivimit të bimëve narkotike por zbulueshmëria e autorëve mbetet e ulët ashtu siç janë rritur rastet e shpërdorimit të detyrës nga punonjësit shtetëror. Prokurori i Shkodrës Granit Shahu evidentoi si problem mungesën në organikë dhe ngarkesën e madhe që kanë prokurorët në punën e tyre. Analiza pas fjalës së kryprokurorit Llalla ka vijuar me dyer të mbyllura teksa të pranishëm kanë qenë prokurorët e Shkodrës, të apelit dhe drejtues të gjykatës dhe policisë vendore.

Artikulli paraprakPLAGOSJA E F.M, POLICIA ARRESTON NJË TË DYSHUAR
Artikulli tjetërRAMA HAP EKSPOZITË NË FIRENCE, RRËFEN ARTIN E TIJ PËR CORRIERE DELLA SERA”