Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare në orën 10.00 të paradites së kësaj të mërkure. Seanca e ditës së sotme ka nisur me interpelancë me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi dhe disa deputetë të tjerë të opozitës.

Maliqi dhe kolegët e tjerë të opozitës kanë kërkuar interpelancë me Ministrin e Brendshëm për çështjet e krimit në vend, për kanabisin, për dhunën policore që është ushtruar ndaj disa banorëve të Astirit, për çështjet e azilkërkimit dhe për ngjarjet e pazbardhura kriminale.

Nga foltorja e Kuvendit deputeti Lefter Maliqi i ka kërkuar disa përgjigje Lleshaj për sigurinë në vend.

“Po mjetet e blinduara. Po kryeministri? I kujt ishte blindin që përdori. Pse bën show në media. Prokuroria e krimeve që heton këta persona i heton me doganë me banka dhe informacione nga SHIK. Ata kanë marrë kredi dhe kështu me radhë. Pres të japësh përgjigje. Dua të saktësohem si është situata me sigurinë në vend. ” tha Maliqi ndër të tjera.

Ministri Lleshaj pas pyetjeve të Maliqit nisi raportimin në Kuvend, për disa çështje për rendin dhe sigurinë në vend.

“Nuk ka situatë të rëndë në vend. Por ka situatën më të mirë ndonjëherë për sigurinë në vend. shifrat thonë të kundërtën e asaj që thoni ju. Gjendja është në parametrat më të mirë historike. Vrasjet rrëmbimet krimet kultivimin e drogës e shumë parametra të tjerë. Shifrat tregojnë se janë parametrat më të mira të paktën në 30 vitet e fundit.

Sot jemi 30 vrasje më pak se mesatarja e vrasjeve të 10 viteve të fundit. Kemi një vend shumë më të mirë shumë më të sigurtë. Gjendja e sigurisë në vend është produkt i sjelljes së qytetarëve.

Është në funksion të qytetarëve dhe na masat e marra nga qeveria si dhe angazhimi i policisë së shtetit. Vetëm në 2019 është bërë një punë e madhe. Janë shkatërruar 24 grupe kriminale. Janë arrestuar 204 persona për pjesëmarrje në krimin e organizuar dhe botës së krimit. Niveli i zbulueshmërisë është rritur.” tha Lleshaj.

Artikulli paraprakMINISTRI I JASHTËM TURK NË TIRANË, CAKAJ: 3 MARRËVESHJET QË NËNSHKRUAM
Artikulli tjetërMALIQI I KËRKON ‘LLOGARI’ PËR GAZIN LOTSJELLËS, LLESHAJ: AI QË U MOR NGA KOSOVA NUK U PËRDOR KURRË