Kryeministri Edi Rama ka porositur të gjithë ministrat të shpërndahen nëpër qarqe, në kuadër të llogaridhënies publike.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, temë kryesore diskutimi ishte formati i procesit të llogaridhënies publike të qeverisjes.

Rama është treguar i ashpër me ministrat, të cilëve iu ka kërkuar të shpërndahen në të gjitha qarqet dhe jo vetëm në ato qarqe që janë drejtues politikë.

Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit dhe të Kryesisë së PS, ku iu dha porositë ministrave dhe u largua drejt Lezhës, aty ku do të zhvillohet turi i llogaridhënies së qeverisë.

Turi i llogaridhënies nuk ka të bëjë vetëm me pushtetin qendror, por edhe me atë lokal. Kjo do të thotë se nuk janë vetëm ministrat, që do të dëgjojnë nga afër ankesat e qytetarëve, por në terren do të zbresin edhe këshilltarët, kryetarët e bashkive, drejtuesit rajonal të institucioneve dhe deputetët.

Në fokus të këtyre takimeve është zëri qytetar dhe ankesat e tyre.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, ISHTE NË ARRATI PREJ 8 MUAJSH, KAPET PRONARI I FIRMËS QË PRODHONTE PIJE FALSE
Artikulli tjetërTASK FORCA ANTIKANABIS, ZHVILLOHET TAKIM NË BASHKINË VAU DEJËS