Shifrat e COVID në Britaninë e Madhe janë në rritje.

Vala e vdekjeve të reja vjen dhe si pasojat e agresivitetit të të ashtuquajturit lloji i ri i COVID që është shfaqur për herë të parë në Britani.

Nga të dhënat e regjistruara në 24 orët e fundit, duke përfshirë disa vonesa statistikore në lidhje me fundjavën në kuadër të një konferencë nga Boris Johnson, ku bëhet fjalë për 1,725 të vdekur nga 1 631 një ditë më parë, duke e çuar numrin total të viktimave nga COVID-19 në 103 000.

Rreth 25 000 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga 600 000 testime, ndërkohë që efekti i kufizimeve ka filluar të reduktojë rritjen e shtrimeve në spital.

Ndërkohë, numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 7 164 387, kurse 474 156 prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë. Në spitalet e vendit vazhdon trajtimi i 37 605 pacientëve, prej të cilëve 3 961 gjenden në terapi intensive.