Vendimi i dy prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako, për të pushuar akuzën e pastrimit të parave ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha ka lënë shumë pikëpyetje.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, ka bërë me dije se u ka kërkuar informacion me shkrim dy prokurorëve për procedurat e ndjekura, gjatë hetimeve si dhe mbi vendimin e marrë më pas.

Imeraj ka kërkuar nga dy prokurorët e çështjes që të sqarojnë se përse nuk është marrë në pyetje Nikolas Muzin, pas marrjes së dokordësisë nga pala amerikane, që lejonte prokurorët shqiptarë për të pasur dëshminë e tij.

Imeraj ka kërkuar sqarim edhe për mënyrën sesi është përjashtuar nga vendimi, prokurori tjetër, Kol Hysenaj, dhe vënien në dispozicion të procedurës së ndjekur nga ata.

Për të sqaruar paqartësitë e këtij vendimi, dy prokurorët kanë tre ditë kohë, ndërsa Imeraj ka paralajmëruar se vendimi në fjalë do të jetë nul nëse konstatohet se nuk është respektuar ligji.

Prokuroria e Tiranës mori të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha për dosjen e lobimit me para ruse në SHBA në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, dhe i kërkon gjykatës të caktojë datën e gjyqit për Bashën, Arben Ristanin dhe financierin e PD Ilir Dervishin.

Sipas njoftimit të siguruar nga Report Tv, Basha është i pandehur vetëm për falsifikim formulari në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ, ndërsa akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka rënë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRUDINA HAJDARI: NUK DUHET CENUAR INTEGRITETI PËR PROCESIN E NGRITJES SË ‘KUSHTETUESES’
Artikulli tjetërLEZHË/ ‘NDALO OSE TË QËLLUAM…!’ POLICIA SHTIE NË AJËR, POR I SHUMËKËRKUARI ARRIN TË ARRATISET