
Gjendja e këndeve të lojërave në lulishtet e Shkodrës paraqitet problematike, ku pjesa më e madhe e lodrave për fëmijë janë të dëmtuara dhe jashtë funksionit, duke u kthyer në rrezik serioz për sigurinë e tyre.
Në disa zona të qytetit, lodrat rezultojnë të amortizuara, të thyera apo të pa mirëmbajtura prej kohësh, çka i bën ato të papërdorshme dhe të pasigurta. Për pasojë, prindërit shmangin këto hapësira publike, duke u detyruar të gjejnë alternativa të tjera për argëtimin e fëmijëve.
Prindwrit detyrohen t’i çojnë fëmijët në ambiente private, si kënde lojërash në biznese apo lokale, duke përballuar edhe kosto shtesë, për shkak të mungesës së kushteve në hapësirat publike.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e këtyre këndeve, në mënyrë që parqet dhe lulishtet e qytetit të rikthehen në ambiente të sigurta dhe funksionale për fëmijët dhe familjet.






