Veshja tradicionale, këngët dhe vallet folklorike të përcjella në një spektakël në Kelmend vijojnë të mbajnë gjallë atë cka ndër shekuj është trashëguar nga këto anë. 

Në çdo gusht në këtë vend të apleve shqiptare bukuria, kultura dhe historia bëhen bashkë në festivalin “Logu i Bjeshkëve”. Protagonistet e spektaklit janë këto vajza malësore të cilat sfilojnë me veshjet e paraardhëseve të tyre. Mes tyre veçohet më e bukura dhe për këtë vit juria zgjodhi Miss bjeshka 2016 Olimpia Smajlaj . Spektakli “Logu i Bjeshkëve” i nisur rreth 18 vjet më parë është një mundësi më shumë për njohjen e Kelmendit dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, ORGANIZOHET EDICIONI I 18-të I LOGUT TË BJESHKËVE
Artikulli tjetërFAZA PËRGATITORE, VLLAZNIA PRITET NGA KRYEBASHKIAKJA ADEMI