Është zhvilluar koncerti tradicional i Logu i Bjeshkëve në Malësinë e Madhe për vitin 2015. Pjesëmarrjës në këtë koncert përveç banorëve të pranishëm kanë qenë dhe pushtetarë të kësaj zone si deputeti Paulin Sterka, kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj si dhe Nën prefektja Taze Lohja.

Hapja e këtij aktiviteti ka qenë nga kryetari Marinaj. Në fund të këtij koncerti, muzikë e valleve tradicionale ka qenë dhe sfilata e konkureteve të “Mis Bjeshka” 2015 ku fituese është shpallur Erena Prendi. Historia e Logut të Bjeshkëve është e hershme. Dikur njerëzit në mënyrë formale e të paorganizuar e shprehnin simpatinë e tyre për një nga vajzat apo nuset e fshatit, duke e vlerësuar atë nga hiret e saj. Ajo personifikohej  si e veshur mirë, e pastër dhe shëndetplotë. Ky vlerësim bëhej në momentin që ajo shihej në rrugë për tek kroi i fshatit apo ceremoni e festa si të dielave në Kishë. Ajo kthehej në simbol të bukurisë dhe të gjithë mundoheshin ta imitonin në mënyrën se si ajo , vishej, sillej, ecte, këndonte.

Artikulli paraprakGJERMANI, FLUKSI I REFUGJATËVE RREZIKON MARRËVESHJEN SHENGEN
Artikulli tjetërKANANI: MBYLLJA E AKADEMISË SË ARTEVE JASHTË DËSHIRËS