Koreja e Veriut do të dërgojë një delegacion në Lojëra Olimpike Dimërore të 2018-s që zhvillohen në shkurt në Korenë e Jugut.

Lajmërimi i rrallë u bë pasi palët u takuan për herë të parë pas më shumë se dy viteve. Mësohet se delegacioni koreanoveroir do të përbëhet nga atletë, zyrtarë dhe tifozë. Koreja e jugut në bisedime gjithashtu propozoi që të rinisin bashkimet familjare gjatë lojërave olimpike për njerëzit e ndarë nga lufta e Koresë. Kjo është shumë emocionale për të dy vendet dhe Koreja e Jugut ka këmbëngulur vazhdimisht që të zhvillohen më shumë takime mes familjeve të ndara.

Pritet që këto takime të zhvillohen gjatë pushimeve të vitit të ri hënor që janë në mes të lojërave të Pyeongchang. Koreja e Jugut madje ka shkuar një hap më tej dhe kërkoi që atletët e të dy koreve të marshojnë bashkë në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike, por nuk dihet si është përgjigjur Peniani për këtë. Bisedimet u zhvilluan në fshatin e armëpushimit Panmunjom, i cili gjendet në zonën e cmilitarizuar në kufi. Ato u bënë të mundura pas një kthesë të beftë të Koresë e Veriut, e cila prej kohësh kërcënonte me luftë bërthamore.

Por në ndërrim të viteve, lirderi koreanoverioit Kim Jong un shprehu interes për lojërat dhe tha madje se duhet biseduar me Korenë e Jugut. Analistët mendojnë se këto bisedime dhe arritjet e tyre janë mjaft interesante, por ka ende shumë punë për zgjidhjen e konfliktit dhe arritjet aktuale mund të zhbëhen në çdo moment, siç ka ndodhur edhe më parë.

Artikulli paraprakISH-HETUESI I VRASJES SË GAZETARES NË MALTË KËRKON MBROJTJE
Artikulli tjetërNJË PROGRAM PËR TË KUFIZUAR PËRDORIMIN E TELEFONAVE NGA FËMIJËT?