Lojërat Olimpike të radhës do të zhvillohen në Paris në vitin 2024.

Dy vite përpara startit të tyre Komiteti Organizator i eventit më të madh sportiv në kryeqytetin francez bëri prezantimin e slogani “Games Wide Open’, dhe në të njëjtën kohë publikoi çmimet e biletave për tifozët që duan të ndjekin nga afër evenimentin aplikimi për të cilat do të nisë në muajin dhjetor.

Slogani u prezantua bashkë me një video promovuese duke premtuar se Lojërat Olimpike dhe Para Olimpike do të jenë më të shpejta, më të forta e më të larta e gjithashtu më gjithpërfshirëse, më vëllazërore, më të bukura.

Për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike do të dalin më shitje 13 milionë bileta dhe rreth gjysma e atyre të rezervuara për publikun do të shiten me më pak se 50 euro. Ndërsa për ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes çmimet e biletave do të variojnë nga 24 euro në 950 euro.

Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron zhvilloi një takim me ministrat e tij dhe drejtuesit e Komitetit organizator të Paris 2024 për të diskutuar në lidhje me kostot dhe sigurinë e Lojërave Olimpike dhe Para Olimpike. Sipas raporteve të ditëve të fundit, mësohet se për ceremoninë e hapjes që do të mbahet në Lumin Senë, është përllogaritur prania e 600 mijë spektatorëve dhe 200 varka.

Artikulli paraprakHARXHO 100€ NË DITË PËR PUSHIME, PËR ÇFARË PO I “PARALAJMËRON” SPANJA TURISTËT BRITANIKË?
Artikulli tjetërMARRËVESHJA, NJIHEN VITET E PENSIONIT PËR ÇDO SHQIPTAR QË KA PUNUAR NË ITALI E NË SHQIPËRI