“Lojna Popullore Fest”, Edicioni i 12-të ka krijuar një atmosferë krejt të veçantë në Shkodër mbremjën e së Premtes. Rrugët e qytetit dhe sheshi para Bashkisë Shkodër janë ngjyrosur nga kostumet e larmishme të grupeve që marrin pjesë në këtë event, i cili është rreshtuar në tradiën e qytetit.

Grupet pjesëmarrëse, të cilat sivjet janë nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, janë pritur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në zyrën e saj.

Më pas të gjithë bashkë, nën tingujt e muzikës dhe valleve kanë gjallëruar pedonalen nga Bashkia e Shkodrës deri tek ajo “Kol Idromeno”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, RIINTEGRIMI FAMILJEVE TË KTHYERA NGA EMIGRIMI
Artikulli tjetër“LOJRAT POPULLORE”, EDICIONI I 12-TË