
Kristjan Vulaj është lojtari më I ri që I është bashkuar klubit të futbollit Vllaznia. Ai shpjegoi arsyet e përzgjedhjes së këtij ekipi dhe si është ndjerë deri tani pranë drejtuesve të klubit dhe lojtarëve të tjerë.
Vulaj shton se përmes performancës së tij do të fitojë shpejt zemrat e tifozëve kuq e blu.
Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin Vllaznia. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiq, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze.