Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në një takim me grupin e miqësisë me Shqipërinë dhe Kosovën në Londër, ku diskutoi për kontributin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo theksoi se shqiptarët janë një urë bashkëpunimi dhe miqësie midis Shqipërisë, Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Spiropali vlerësoi angazhimin e diasporës shqiptare në Britani dhe ndikimin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Londër📍Kontributi i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar si nje urë bashkëpunimi dhe miqësie midis dy vendeve, ishte në fokus të diskutimit me grupin e miqësisë me Shqipërinë e Kosovën dhe anëtarët e delegacionit të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Unionin Ndërparlamentar”, shkroi ajo në X.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “NË ÇDO KOHË”
Artikulli tjetërFSHF SHPREH NGUSHËLLIMET PËR NDARJEN NGA JETA TË LEGJENDËS SË FUTBOLLIT SABAH BIZI