Një 29-vjeçar ka plagosur me thikë tre pasagjerë të shtunën në mbrëmje në stacionin e metros Leytonstone, në juglindje të Londrës. Përpara se të godiste pasagjerët, ai ka bërtitur “kjo është për Sirinë dhe gjaku juaj do të derdhet për këtë gjë”.

Shefi i Njësisë së Antiterrorit në Scotland Yard,  Richard Watson, e ka cilësuar ngjarjen “incident terrorist”, duke i bërë thirrje publikut të jetë i qetë, por vigjilent. Një zëdhënës i Downing Street tha se “kemi të bëjmë me një hetim që po vazhdon dhe po e ndjekim situatën nga afër pasi po dalin detaje të tjera”.   KY ËSHTË INCIDENTI I PARË QË REGJISTROHEN PAS 2013-tës Ky është incidenti i parë xhihadist në Londër që nga vrasja e një ushtari britanik përpara kazermës së tij në kryeqytetin britanik në maj të vitit 2013.  Tre nga të plagosurit, njëri prej tyre në gjendje të rëndë pasi është goditur në fyt, janë dërguar urgjent në spital. Policia arriti ta neutralizojë sulmuesin në fjalë, duke përdorur pistoletë elektrike me voltazh të madh.   Ky incident terrorist ndodh në një kohë tensioni të lartë në Evropë pas sulmeve terroriste në Paris nga xhihadistë të lidhur me ISIS-in,grupim i cili ka paralajmëruar se Londra do të jetë objektivi i radhës i sulmeve të tyre.

Artikulli paraprakLDSH: SHKODRANË PROTESTONI POR PA NGJYRIME POLITIKE
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA FITORE E RËNDËSISHME ME TIRANËN