Në intervistën e tij të parë pas lënies së mandatit si kryetar i bashkisë Shkodër, Lorenc Luka  shprehet se 8 vitet në qeverisjen e qytetit të tij nuk ishin të lehta.

Ajo që mbetet tregon ish-kryebashkiaku është rezultati ndërsa postet thotë se për askënd nuk janë të përjetshme.

LORENC LUKA PËR TË ARDHMEN: OFERTA NGA DONATORË TË HUAJ

I pyetur për të ardhmen e tij, ish-kryebashkiaku Luka shprehet se momentalisht po analizon dhe reflekton ndërsa thotë se ka disa oferta nga donator të huaj për projekte që mund të lidhen edhe me Shkodrën.

LUKA: ADEMI S’DO TA KETË TË LEHTË, PROBLEM REFORMA TERRITORIALE

Ish-kryebashkiaku duke folur tashmë për bashkinë e re që drejtohet nga Voltana Ademi thotë se nuk do jetë e lehtë për shkak të reformës territoriale të pastudiuar mirë ndërsa vlerëson kujdesin që po tregon zonja Ademi.

LUKA: JAM I QETË, PASURIA IME ME NDERSHMËRI

Në fund duke folur për pasurinë e tij, sot pas 8 vitesh si kryebashkiak Lorenc Luka përgjigjet duke thënë se është i qetë dhe se jeton me mundin dhe djersën e ndershme.

Lorenc Luka drejtoi bashkinë Shkodër në 8 vitet e kaluara teksa fitoi dy herë në zgjedhjet lokale ndërsa këtë vit PD vendosi të kandidojë Voltana Ademin e cila u votua nga shkodranët si kryetare e bashkisë duke pasuar kështu Lorenc Lukën.

Artikulli paraprakARRESTIM NË FLAGRANCË PËR 48 VJEÇARIN NGA POSTRIBA
Artikulli tjetërKIMIKATET, MBETJET INERTE DHE URBANE “EMERGJENTE” PËR SHKODRËN