Ish-kryetari i bashkisë Shkodër Lorenc Luka nuk përjashton mundësinë që në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës të jetë një prej kandidatëve për deputet nën siglën e Partisë Demokratike.

Ish-kryebashkiaku hedh poshtë aludimet se nuk ka qenë pjesë e fushatës të Voltana Ademit ndërsa thotë se duhet ndryshuar mentaliteti sepse një kryetar bashkia është i të gjithë qytetarëve.Luka thotë se marrëdhëniet me PD-në e Shkodrës i ka të mira edhe pse ka munguar në analizat që janë bërë.PD thotë ish-kryebashkiaku ka ndërtuar politika të besueshme për qytetarët dhe në këtë komplesitet bën pjesë edhe figura e Voltana Ademit që fitoi garën për bashkinë Shkodër.Zgjedhjet parlamentare po afrojnë dhe tashmë duhet pritur nëse Lorenc Luka do jetë një prej kandidatëve duke qenë se e la të hapur këtë mundësi.