Për herë të parë është hedhur edhe shorti i grupeve të Conference League, me finalen që do të luhet në stadiumin “Air Albania”. UEFA pikërisht për këtë zgjodhi Lorik Canën që të tërhiqte goglat.

Ish-kapiteni i Kombëtares u prezantua si legjendë e Shqipërisë dhe ai ngjyrat kuqezi i pohoi si më të bukurat e karrierës…

“Kam luajtur në shumë klube të njohura, jam krenar për karrierën time. Kur je fëmijë ëndërron të luash në nivelet më të larta. Kam qenë pjesë e Marseille, Galatasaray, Lazio dhe ekipe të tjera. Por padyshim që krenaria më e madhe është arritja me Kombëtaren dhe rrugëtimi me të” – u shpreh Cana në fillim.

Ish-kapiteni i kuqezi foli edhe për stadiumin “Air Albania” ku do të zhvillohet finalja e parë e Conference League.

“Air Albania” është një stadium i mrekullueshëm, modern, i vendosur në qendër të kryeqytetit. Është padyshim një stadium atraktiv dhe një nga më modernët në Evropë. Kjo finale që do të organizohet në Tiranë është edhe një mesazh që vjen nga vendet e Ballkanit.

Do të kënaqeni shumë, Shqipëria është vend shumë i bukur”, – mbylli Lorik Cana, që më pas zgjodhi goglat e grupeve, ku marrin pjesë skuadra si Tottenham, Roma, Basel, PAOK, Union Berlin, etj.

MARRË NGA BALKANWEB

Artikulli paraprakAFGANISTAN, 110 TË VDEKUR NGA SULMET, BIDEN: NUK HARROJMË
Artikulli tjetërSHKODËR, NDAHET NGA JETA MUZIKANTI KUJTIM ALIJA