Stadiumi Loro Borici, nga dita ne dite po merr pamjen e plote te tij. Edhe pse ne nje mot jo te favorshem, firmat e ndertimit kane vijuar punen ne impiantin sportiv ne Shkoder, per te bere ate gati ashtu sic eshte premtuar ne prag te muajit Shkurt 2016.

Stadiumi Loro Borici, shpesh here u kthye ne qender te debateve mes Bashkise se Shkodres dhe FSHF-se por mesa duket tashme eshte gjetur edhe akordi mes paleve, per menaxhimin e ketij stadiumi per 20 vitet e ardhshme. Edhe pse ende nuk ka nje marreveshje zyrtare te firmosur mes paleve, sipas burimeve behet me dije se eshte rene dakort ne nje nga pikat kryesore, ate te menaxhimit dhe koordinimit te ndeshjeve nderkombetare qe do te zhvillojne ekipet e Superliges ne impiantin e Shkodres. Megjithate, ajo cfare i intereson te gjitheve eshte stadiumi “Loro Boriçi”, ky stadium qe pritet te vishet kuqeblu, qe ne inagurimin e tij pasi do te jete Vllaznia, ekipi qe do te shkele i pari ne tapetin e blerte te stadiumit te rinovuar plotesisht “Loro Boriçi”

Artikulli paraprakSOT DITA KUNDER DHUNES NDAJ GRAVE, AVOKATI I POPULLIT JEP REKOMANDIMET
Artikulli tjetërSTOP DHUNES NDAJ GRAVE, NIS MARSHIMI NE SHKODER