NUK PRISHEN SHTËPITË POR NUK KA AS RIFILLIM TË PUNIMEVE. Ndonse u tha dhe u prit që punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” të rinisinin pas prononcimit të përfaqësuesve të qeverisë dhe të pushetit local deri tani nuk ka asnjë punim që është duke u realizuar. Star Plus ka vëzhguar sërish nga afër gjendjen në stadium dhe ka një heshtje totale duke mos patur asnjë mjet duke punuar.

Janë vetëm disa puntorë tëstadiumit që vazhdojnë akoma të bëjnë një prishje të pjesës së bordurës që ka mbetur që përpara disa ditëve. Opinioni sportiv kërkon fillimin e punimeve dhe realizimin e premtimit për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” në mënyrë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë të zhvillohet në Shkodër. Natyrisht kërkohet dhe një sqarim apo publikim i më shumë detajeve të stadiumit se si do të ndërtohet sidomos tribuna qëndrore. Nga ana e tjetër koha është duke kaluar si pa I kuptuar për të bërë të mundur që ky stadium të rikonstruktohet në kohën e duhur. Në qoftëse do të kemi një mendim logjik, çdo gjë duket e vështirë për tu realizuar por njëkohësisht dhe e arritshme në qoftesë punimet do të vijojnë me ritmin e ditëve të para. Të gjithë presin fillimin e punimeve dhe për të parë një stadium brënda kushteve ndërkombëtare ashtu siç është premtuar.

Artikulli paraprakVAU DEJËSI, INVESTITORËT SHFAQIN INTERES PËR INVESTIME
Artikulli tjetërÇIKLIZËM, VLLAZNIA ËSHTË GATI PËR KUPËN “AGIM TAFILI”