
Vllaznia- Prishtina, miqesorja qe pritej qe te hapte edhe stadiumin e Shkodres duket se ka ndryshuar, megjiahte drejtuesit e Vllazjnise, po kembengulin seriosh ne menyre qe Loro Borici te inagurohet nga ekipi kuqeblu.
Nje fakt i tille eshte bere publik nga administrator i Vllaznise Astrit Gjyrezi i cili deklaroi se per momentin stadiumi ende nuk ka perfunduar plotesisht dhe po punohet per gjetjen e nje ekipi. Në këtë mënyrë, tifozët shkodranë duket se duhet të presin gjysmën e Shtatorit për të parë skuadrën e tyre duke luajtur në këtë impiant të ri sportiv. Me përjashtim të vendosjes së sistemit të reklamave, tashmë punimet në stadium duken thuajse të përfunduar. Data 24 gusht që përkon me luajtjen e ndeshjes finale të Superkupës po afron megjithatë Vllaznisë do t’i duhet ende të presë për të luajtur në “Loro Boriçi”.






