Nuk ka më përmbysje të madhe e as ëndërr të një nate vere. Aventura e Vllazninsë në Evropë përfundon këtu, në raundin e dytë. Këtë herë nuk mjaftoi as efekti “Loro Boriçi”, nuk mjaftoi dashuria e pafundë e qytetit të Shkodrës që kishte mbushur stadiumin për të kaluar një pengesë të madhe si AEL Limasol.

Kuqeblutë e drejtuar nga Brdariç nuk arritën të bënin një përmbysje të madhe kësaj radhe në një “Loro Boriçi” të mbushur me tifozë të zjarrtë teksa u dorëzuan përballë AEL Limassol me një humbje minimale 1-0.

Edhe pse një humbje, duhet thënë që Vllaznia luftoi dhe krijoi shumë raste për shënim dhe fatkeqësisht nuk arriti t’i konkretizonte.

Shkodranët u ndëshkuan me zbritjen e parë të qipriotëve teksa Scepovic kaloi në avantazh miqtë, çka u preu disi këmbët ekipit kuqeblu.

Gjithsesi Liridon Latifi karikohet më shumë pas golit duke u bërë lojtari më i rrezikshëm në fushë teksa humbi 2 raste shumë të mira.

Në fraksionin e dytë, Vllaznia hidhet përpara edhe pse lë disi hapësira pas dhe në 61 i afrohet shumë golit kur Dilaver godet shtyllën e portierit qipriot.

E pafat skuadra e Brdariç që gjithsesi me talentin Coba rrezikon dy here në minutat e fundit dhe në 91 shkodranët godasin sërish shtyllën e nuk ja dalin të bëjnë më asgjë më shumë.

Përfundon kështu në raundin e dytë aventura e Vllaznisë në Europë përballë një ekipi të forte duhet thënë si AEL Limassol.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRESIDENTI I FSHF: VLLAZNIA SKUADËR E FORTË, NUK KISHTE FAT
Artikulli tjetërQENTË ENDACAKË, SHTATË RASTE NË DITË NË URGJENCËN E SPITALIT