Prej 6 qershorit rezultatet e lotarisë amerikane 2021, tashmë janë online., ndërkohë që Ambasada Amerikane në Tiranë këshillon që te statusi i aplikimit mund të kontrollohet në adresën e Lotarisë https://dvlottery.state.gov/.

Ambasada shton se është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur.

Ambasada e SHBARezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË NË AKSIN LAÇ-FUSHË KRUJË, 35-VJEÇARI HUMBET KONTROLLIN ME MOTOR, NDËRRON JETË NË SPITAL
Artikulli tjetërTRANSPORTI PUBLIK, RAMA: NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS! JA SI DO TA MBËSHTESIM KËTË SEKTOR