
Rajoni numer 2 ka qënë ndalesa e radhës që lëvizja socialiste për Integrim bëri në inaugurimin e zyrave elektorale.
Pritja e rezervuar për deputetin Agron Çela dhe strukturat drejtuese ka qënë e veçantë, ndërsa krah tij ishte ministri i transportit Sokol Dervishi, kolegia Kejdi Mehmetaj, kreu i inspektoriatit te punës Dritan Ylli dhe prefekti Paulin Radovani. Mjediset e brendshme të zyrës elektorale të rajonit 2 shërbyen për prerjen e tortës dhe trokitjen e gotave që shenojne startin e punës për fushatën e 18 qershorit, ku LSI Shkoder synon marrjen e 3 deputeteve. Në fund shumë të rinj dhe të reja plotësuan formularët e anëtarësimit, duke ju bashkuar rrugëtimit politik të LSI-së.






