Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u shpreh kundër përfshirjes në Kushtetutë të ekspertëve, duke pohuar se Shqipëria është Republikë parlamentare dhe nuk mund të bëjë eksperimente siç rezultoi sipas tij rasti i hidhur i Crown Agents.

Vasili: Kemi pasur dhe kemi një qëndrim të qartë që çdo lloj zgjidhje duhet të jetë një zgjidhje që respekton plotësisht Venecian dhe nuk mund të jetë një zgjidhje jashtë këtij opinioni pasi i vetmi autoritet i gjithëpranuar nga forcat politike por dhe më gjerë sesa ambjenti politik shqiptar dhe ndërkombëtar, është opinioni i Venecias. Çdo zgjidhje që respekton dhe përmbush plotësisht këtë opinion të konsoliduar të opinionit të Venecias ka dhe mbështetjen tonë. Një reformë e tillë konsensuale përjashton çdo lloj forme tjetër që përmenda dhe më lart, që është pohuar dhe përmendur dhe nga raporterët ndërkombëtarë që ndjekin Shqipërinë pasi nuk do ishte reforma që do donin shqiptarët. Në fund të fundit ne bëjmë një reformë që është solide, që nuk është një prodhim i thjeshtë ekspertësh pasi ne e kemi vlerësuar dhe respektuar punën e ekspertëve por Shqipëria është republikë parlamentare, nuk është republikë eskpertësh. Dhe me Kushtetutën e vendit në emër të ekspertëve nuk mund të bëhen eksperimente, kjo duhet të jetë e qartë për këdo.Pasi kemi eksperienca të mitizimit dhe feçitizimit të rolit të ekspertëve.E keni të qartë në memorien tuaj. Kohë më parë kemi miratuar një ligj të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë që mbështeste një kompani ekspertësh që ishte Crown Agents për të ardhurat në dogana, ku rezultoi që rezultatet e përftuara nga ky mitizim i ekspertëve qenë tepër të hidhura. Unë kam mbajtur qëndrimet e mia të vazhdueshme dhe tepër të qarta dhe në Komisionin e reformës në drejtësi për këtë çështje dhe të tjera pasi kam menduar se trasnparenca e plotë e shëndosh procesin dhe sa i takon mjedisit politik, por i shërben dhe mjedisit publik.

Artikulli paraprakDEPUTETI ANKOHET PËR KOLEGUN: VJEN TAPË PËRDITË
Artikulli tjetërELSEID HYSAJ BËHET BABA