Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot në orën 18:00 Konventën Kombëtare, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj force politike pas dorëheqjes së kryetarit Petrit Vasili.

Sipas burimeve, konventa, e cila do të zgjedhë ëedhe nënkryetarin e ri, do të mirëpresë delegatët e Lëvizjes dsocialiste për Integrim nga e gjithë Shqipëria.

Në vend të Vasilit është propozuar Monika Kryemadhi, ndërsa do të zgjidhet edhe nënkryetari i ri, post i cili mbetet bosh me emërimin e zonjës Kryemadhi kryetare.

Petrit Vasili u zgjodh të drejtojë LSI-në më 3 maj të këtij viti dhe vetëm pak ditë më parë dha dorëheqjen, pasi siç theksoi ai, partisë i duhet ristrukturim dhe energji të reja me marrjen e rolit të opozitës pas 25 qershorit.