Ambasadori i SHBA: Asnjë përpjekje për të na frikësuar s’do na pengojë

“Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë” shkruhet në një deklaratë të ambasadorit amerikan Donald Lu e cila është postuar në faqen zyrtare të facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë Lu thotë se SHBA ka marrë angazhimin dhe do të monitorojë çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi dhe se ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Postimi i ambasades amerikane “Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhmi përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim.” Ambasadori Donald Lu Kjo deklaratë vjen një ditë pasi mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit shpërthyen në replika të ashpra mes tyre. Ambasadori Lu deklaroi se kreu i Prokurorisë është përpjekur të pengojë Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e saj. Pak orë më pas Kryeprokurori Adriatik Llalla foli për trysni të vazhdueshme të ambasadorit amerikan, shantazh dhe ndërhyrje në institucionin e Prokurorisë. Llalla tha se i kishte dërguar një letër presidentit dhe kryetarit të Kuvendit ku i njoftonte për revokimin e vizës Zotit Llalla, bashkëshortes së tij dhe disa prokurorëve të lartë. Nga ana tjetër mbrëmjen e djeshme, ambasadori Donald Lu zhvilloi një takim me kreun e Shtetit Bujar Nishani. Më herët u zhvillua një takim dhe nga kryeprokurori Llalla me presidentin Nishani

Artikulli paraprakAKSIDENTI, NJË I VDEKUR NË LUSHNJE.
Artikulli tjetërOPERACION BLIC NË AUTOBUSIN E LINJËS ELBASAN – TIRANË ,GJENDEN 2 KG KANABIS