Pas takimit prej 3 orësh me Kryeparlamentarin Ilir Meta dhe atë të opozitës Lulzim Basha, ambasadorët Lu e Vlahutin janë në takim me Kreun e Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Mësohet se Lu dhe Vlahutin po negociojnë me Fatmir Xhafaj për propozimin e ri, parashtruar sot në takimin me Metën dhe Bashën. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e Partisë Socialiste pasi Meta e Basha mësohet se kanë rënë dakort. Propozimi prek dy institucionet e reja që do të krijohen, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, çështje në të cilat u prish edhe konsensusi mes palëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“DREJTËSIA”, META TELEFONON FLENCKENSTEIN
Artikulli tjetërFOTOLAJM – “DREJTËSIA”, REAGIMI I FUNDIT NGA EDI RAMA